English

Princi William shpëton vajzën 16 vjeçare

Një vajzë 16 vjeç, u shpëtua nga princi William, pasi u përfshinë në det duke u përpjekur për të shpëtuar motrën e saj.
Shpëtuesit thanë se motra e saj, e moshës 13, ishte rrëzuar në det dhe ishte e vetmja mundësi të hidhej me not për ta nxjerrë motrën e saj.

Por ajo u ndie tepër e lodhur për ta nxjerrë në breg dhe për këtë u thir ndihma nga nga shpëtimi RAF, i cili komandohej nga Princi William.

RAF është një nga helikopterët më të shpejtë dhe në kohë të shkurtër për operacione emergjence dhe iu desh vetëm 38 sekonda të arrinte në vendin e aksidentit në Silver Bay, Anglesey, në veri të Uellsit.

Princi William është i njohur në RAF, pasi është diplomuar në të tilla fluturime dhe ai arriti mirë e bukur të shpëtonte motrat duke i nxjerrë në breg pasi kishte marrë thirrje nga rojet bregdetare.

Vajza e vogël kishte shpëtuar nga një serfist i cili e mori atë në breg.
Por 16-vjeçarja u godit nga valët midis shkëmbinjve dhe u zhduk për pak kohë nën sipërfaqen kur Mbreti i Detit arriti nga lart.
Dy serfistët ishin përshëndetur dhe duke treguar shkëmbinjtë për të tërhequr vëmendjen e ekuipazhit ndaj fëmijës së rraskapitur.

KOMENTE