English

Zjarr i madh në ishullin grek Chios

Një zjarr i marr i rënë në pyll, në ishullin e Kios një arkipelag grek, ka detyruar fshatarët dhe turistët të ikin në plazh për t'i shpëtuar flakëve.

Mbi 200 zjarrfikëse, ushtarë dhe vullnetarë janë përfshirë në operacion, gjithshtu dhe tetë avionëve dhe dy helikopterë kanë erdhur në ndihmë.

Së paku tre fshatra dhe vendpushimet turistike janë evakuuar dhe banorët mund të shohin nga plazhi se si zjarri po gëlltit pjesë të ishullit.

Forcat e shpëtimit raportojnë se erërat e forta janë duke e bërë të vështirë kontrollin e zjarrit i cili mendohet të ketë shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit të premten.
Zjarri kërcënon shumë fshatra dhe ka arritur shumë afër bazës ushtarake greke "PAP", në afërsi të fshatit Vessas.
Tymi mund të shihet nga ishulli i Kretës, mbi 60 kilometra në jug të Chios.

Ishulli është një ndër 5 arkipelagët më të mëdhenj të Greqisë dhe është një destinacion i popullarizuar turistik me shumë turistë të tërhequr në peisazhin e saj dhe në fshatrat mesjetare, të cilat tani janë në rrezik.
Nuk është e qartë nëse manastiri i shekullit të 11 'Nea Moni ", i cili është një Trashëgimi Botërore i UNESKO-s, do të shpëtohet nga flakët por media lokale raporton se zjarri ka gjasa të ketë shkaktuar dëme të konsiderueshme në industrinë e turizmit.


KOMENTE