English

Kongresmeni Todd Akin, nuk përkrah abortet nga dhunimet

Një sërë polekikash kanë shpërthyer në SHBA pa intervistës të dhënë në TV të kongresmenit amerikan që kandidon për senat.

Ai ishte shprehur se trupi i femrës , ka mundësi që në mënyrë natyrale të parandalojë shtatzaninë edhe në rastin e përdhunimit "legjitim".

Ai më vonë tha se ai ishte "keqkuptuar", por rivali i tij Demokratik tha se komentet ishin "përtej të kuptuarit".

Kandidati presidencial republikan Mitt Romney tha se ai nuk u pajtua me pikëpamjen.
Gjatë intervistës për KTVI-TV , Z. Akin është pyetur se çfarë mendonte ai në lidhje me abortin, një çështje mjaft e përfolur në Amerikë, dhe nëse ai do të donte ndalimin e abortit edhe në qoftë se shtatzënia ishte rezultat i dhunimit.

Ai u përgjigj: "Me aq sa kuptoj nga mjekësia kjo më duket me të vërtetë e rrallë.

"Në qoftë se është një dhunim legjitim, trupi i femrës ka mënyra të tjera për të ndaluar një gjë të tillë.

"Por le të supozojmë se ndoshta që ndoshta diçka nuk funksionon: Unë mendoj se nuk duhet të ketë disa dënime, por dënimi duhet të jetë i dhunuesit, dhe të mos sulmohet fëmija duke e abortuar."

KOMENTE