Më në fund Kodi i ri Elektoral i ka kaluar të gjitha hallkat e nevojshme dhe është botuar edhe në fletoren zyrtare pas dekretimit nga presidenti Nishani.
Në 19 korrik, në seancën plenare pas diskutimeve të shumta, Kuvendi miratoi me 127 vota pro, dy kundër dhe 3 abstenim për Kodin Zgjedhor.
Kuvendi ngriti komisionin e posaçëm parlamentar, i cili punoi mbi rekomandimet e ofruara nga OSBE/ODIHR, pas zgjedhjeve politike te vitit 2009 dhe atyre lokale të majit 2011.