Atletja e rezistencës Diana Nyad, filloi një tjetër ofertë të shtunën për të vendosur një rekord të hapur në ujë duke notuar 166 kilometra nga Havana në Florida Keys pa asnjë veshje mbrojtëse nga peshkaqenët.
Nën një diell që flakëron pasdite në Hemingway Marina në kryeqytetin kubanez, Nyad vendosi kapelen dhe syzet e saj dhe u hodh në ujë e cila u shoqërua me një shpërthim borish që thoshin: "Adios amigos! Kurajo! " Atëherë ajo kërceu në ujë dhe nisi notin e saj.
63 vjeçarja e ka patur ëndërr dhe kishte 3 vjet që stërvitej për këtë maratonë në ujë derisa ajo e ndieu veten të sigurtë.
Ajo nuk i trembet as peshkaqenëve por vetëm orët e natës mendon, kur kandilët e detit vijnë më në sipërfaqe dhe mund të jenë një lloj pengese, por që kurrsesi s'mund të ndalin ëndrën e saj.
Ajo do të shoqërohet nga 5 anije të vogla që janë të specializuara për rreziqe të ndryshme. Ajo do të marrë vetëm disa pushime të shkurtra vetëm për ushqim gjatë garës s saj.
Ajo gjithashtu shpreson që kjo garë të frymëzojë të gjitha moshat për të jetuar jetën në mënyrë sa më aktive, në vend që të rrimë në shtrat, pse të mos guxojmë në jetë?- shprehet ajo.