Një bombë e fshehur në një automjet shpërtheu pranë një stacioni policie në juglindje të Turqisë natën e së hënës, raportojnë mediat turke, duke vrarë të paktën tetë njerëz dhe plagosur dhjetra të tjerë si rezultat i luftimeve midis rebelëve kurdë dhe forcave turke të sigurisë.
Nuk kishte asnjë pretendim të menjëhershëm të përgjegjësisë për shpërthimin në Gaziantep, në afërsi të kufirit me Sirinë, ku dhjetëra mijëra refugjatë të cilët kanë ikur nga lufta civile në vendin e tyre janë strehuar në kampet turke.
Militantët kurdë janë aktive në këtë zonë, dhe lufta e tyre për autonomi në juglindje të Turqisë me mbizotërim kurd është intensifikuar në javët e fundit. Grupi rebel kurd PKK shpesh vë në shënjestër me bomba, patrullat ushtarake, në anë të rrugës dhe duke i bërë dhe pritat.
Pamjet televizive treguan zjarrfikësit që përpiqeshin të shuajnë zjarrin që kishte përfshirë disa automjete. Ambulancat merrnin personat e plagosur me barelë, duke nxituar me shpejtësi në spital. Disa njerëz të zemëruar thërrisnin parulla kundër rebelëve kurdë dhe udhëheqësit të tyre të burgosur, Abdullah Oçalan .
Televizioni NTV tha se tetë njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 50 u plagosën. Agjencia e lajmeve turke Anadolu raportoi numrin e njëjtë të të vdekurve dhe 61 të plagosur. Raportet thanë se eksplozivi në makinë, ishte parkuar në një stacion autobusi, dhe u aktivizua me telekomandë.
Shpërthimi vjen në një kohë delikate për qeverinë e kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan , i cili, së bashku me aleatët perëndimorë dhe arabë, po kërkon largimin e Presidentin sirian Bashar Asad duke ndihmuar opozitën siriane politike.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, u citua nga gazeta Hurriyet të hënën duke thënë se Kombet e bashkuara duhet të themelojnë kampet e refugjatëve brenda Sirisë dhe se vendi i tij, tashmë është gati të presë 70.000 refugjatë sirianë, dhe do të luftojnë për të përballuar edhe qoftë se numri rritet ndjeshëm.