Nëse ju mendoni që puna juaj është e keqe mos u ankoni, pasi ka edhe më keq. Nju Delhi, Indi, një zhytës kanalizimesh i qytetit paguhet vetëm për 4.4 euro në ditë për t'u zhytur vetëm me të brendshme e tij në punën e tij të urryre të zhbllokimit të kanalizimeve të qytetit.
Por ai para se të shkojë në punë merr dhe një shishe të vogël me alkol i cili e pi për të bërë mendjen e tij të trullosur që të mund të mos e lërë punën e tij të urryer.
Devi Lal, 43 vjeç punon pa rroba mbrojtëse të cilat mesa duket "kushtojnë shumë shtrenjtë" për Bossët e qytetit.
Edhe pse India ndaloi këtë praktikë në vitin 1993, agjencitë qeveritare ende përdorin mijëra persona për të zhbllokuar kanalet në këtë mënyrë tepër primitive dhe me rrezik tepër të lartë shëndetsor.
India është një nga ekonomitë me rritje më të shpejtë në botë. Por varfëria mbetet e përhapur me 42.5 për qind, llogaritur dhe fëmijët që vuajnë nga kequshqyerja.
Sipas të dhënave për 2010 nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, rreth 37.2 për qind e indianëve jetojnë nën kufirin e varfërisë kombëtare dhe 68.7 për qind që arrijnë të mbijetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë.
61 zhytës kanalizimesh kanë vdekur vetëm në gjashtë muajt e fundit.