Një vrasje tjetër ka ndodhur në qytetin e Fierit.
Lulzim Heqini ishte duke pirë kafe në një prej lokaleve të Fierit kur një person i armatosur dhe i maskuar ka qëlluar mbi viktimën duke e lënë të vdekur dhe është larguar menjëherë.
Policia e mbërritur si gjithmonë në vendin e ngjarjes po heton për të zbardhur shkaqet e kësaj vrasjeje si dhe për të kapur autorin.
Vrasjet kanë kaluar çdo limit. Ato janë rritur në një numër akoma më të madh edhe se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Sot njerëzit e kanë më të lehtë të të vrasin sesa të debatojnë me fjalë. A mund të vazhdohet kështu?