English

Servet Nella qëllohet me thikë për vdekje

Një ngjarje me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Grabjan të Lushnjës, ku është qëlluar për vdekje me thikë shtetasi Servet Nella, 35 vjeç.

Policia e cila u vu menjëherë në lëvizje ka bërë të mundur kapjen e autorit të vrasjes shtetasin Nezir Mehmeti 34 vjeç.

Policia e Lushnjës njofton se vrasja u krye për motive banale, ndërkohë hetimet e nisura do të zbardhin plotësisht ngjarjen.

KOMENTE