English

Super krem hidratues me dyllë blete. Receta

Është produkt i bletës punëtore nga gjëndrat e posaçme. Është i përbërë nga mjalti të cilin bletët e kanë ngrënë. Për të prodhuar një gjysmë kilogrami dyllë, nevojiten një deri në dy kilogramë mjaltë.

Shfrytëzohet në formë kremërash për fytyrë, buzë dhe duar. Preparatet e mjaltit janë dëshmuar si të mrekullueshme në shërimin e astmës bronkiale, laringitisit kronik, infektimeve të traktit të frymëmarrjes, kollës, llojeve të ndryshme të alergjive, kolitisit ulceroz, pengesave në organet e tretjes, të të thatit në zorrën dymbëdhjetëgishtore, sëmundjet e lugthit, të zorrëve, pastaj dekubitusi (plagët e shkaktuara nga qëndrimi në pozitë të shtrirë një kohë të gjatë).
Dylli i bletës është indiferent ndaj ndryshkut. Gjithashtu ai është i padepërtueshëm nga uji, do të thotë që nuk tretet kollaj nga uji apo të shkrihet kollaj nëse ju përdorni një sapun me përmbajtje dyll blete.

Recetë si të përdori dyllin e bletës, si krem ​​hidratues.

28.5 gram dyllë blete.
110 ml vaj bajame
10 pika vaj vitamie E
57 ml ujë
10 pika vaj esencial livando ose vaj aromatik tjetër që juve ju pëlqen

Merrni një enë të pastër pa asnjë pikë ujë
Shkrijeni dyllin e bletës bashkë me vajin e bajames në temperaturë jo shumë të lartë.
Hiqeni enën nga zjarri
Shtoni ujin dhe përziejeni mirë.
Hidhni vajin e livandos dhe vitaminën E dhe i përzieni mirë derisa përzierja të jetë ftohur.
Hidheni përzierjen në një shishe (si ato të kremrave, por të pastër, sterile) ose ku ju do të donit ta rruanit.
Lëreni në të për disa orë
Aplikojeni më pas për duart por dhe për fytyrën sidomos shumë i mirë për ato që kanë lëkurë të thatë dhe pas disa përdorimesh do shihni mrekullinë në lëkurën tuaj.

KOMENTE