English

Vdes në aksident super milioneri William Baranos

Një super milioner është vrarë për shkak të një aksidenti me makinën e tij.

William Baranos ishte duke i treguar makinën djalit të shokut të tij më të mirë, një makinë italiane tip Pagani Zonda që kushtonte 634.5500 euro, dhe e prodhuar në një numër të kufizuar.

50 vjeçari kishte vdekur në vend dhe makina ishte shkatërruar plotësisht e shpërndarë gjithandej, ndërsa trupi i tij u gjet gati 15 metra larg nga makina.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 6 pasdite dhe banorët e përshkruajnë se kishin dëgjuar një zhurmë tepër vrastare duke i bërë kuriozë që të dilnin në rrugë për të parë çkishte ndodhur.

Djali 20 vjeçar kishte shpëtuar me dëmtime jo shumë të rënda në trup.

Banorët ishin shprehur se makina ishte parë dhe ditë më parë të ngitej me shpejtësi por këtë herë shpejtësia ka qenë fatale për makinën e dalë nga rruga dhe goditur një gardh metalik.

William Baranos bashkë me gruan e tij kishin vendosur që me lindjen e vajzës së tyre Françeska, të jetonin në Londër përfundimisht por fati nuk i ndihmoi. Ajo ka pësuar një shok psikologjik. William Baranos ishte dhe pronar i një hoteli super gjigant që po ndërtohej në Brazil.
Policia po heton shkaqet e aksidentit edhe pse mendohet që shpejtësia e madhe të jetë shkaku kryesor.

KOMENTE