English

Hague – Hoxhajt: Britania do të mbështesë Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar një letër nga Sekretari i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, William Hague.

Në letër, Sekretari Hague shpreh mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Kosovës në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të pavarësisë.

“Kosova vazhdon të ketë progres domethënës në konsolidimin e pavarësisë së saj. Nga koha kur më keni shkruar, Grupi Ndërkombëtar Drejtues është pajtuar që Kosova ka zbatuar Propozimin Gjithëpërfshirës në mënyrë përmbajtjesore, duke e hapur kështu rrugën për përmbyllje të Mbikëqyrjes së Pavarësisë pas mbledhjes së GND-së në shtator”, thuhet në letër.

Duke folur për procesin e integrimeve euroatlantike të Republikës së Kosovës, William Hague thekson në letrën dërguar Ministrit Hoxhaj se me padurim pret publikimin e studimit të fizibilitetit të Komisionit Evropian që do të publikohet në tetor.

Kjo, sipas tij, paraqet një hap tjetër në progresin e pakthyeshëm të Kosovës drejt BE-së.

Përmes kësaj letre, Hague, inkurajon institucionet e Kosovës që me energji dhe përkushtim të ndjekin reformat shumë të nevojshme për progres të vazhdueshëm.
Sekretari Hague ka siguruar Ministrin Hoxhaj se edhe më tutje Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë fuqishëm subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Ju uroj në sigurimin e njohjes nga gati gjysma e Kombeve të Bashkuara”, thekson Hague në letër.
Hague– Hoxhajt: Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Prishtinë, 18 Gusht 2012 – Ministri i Punëve të Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar një letër nga Sekretari i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, William Hague.

Në letër, Sekretari Hague shpreh mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Kosovës në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të pavarësisë.

“Kosova vazhdon të ketë progres domethënës në konsolidimin e pavarësisë së saj. Nga koha kur më keni shkruar, Grupi Ndërkombëtar Drejtues është pajtuar që Kosova ka zbatuar Propozimin Gjithëpërfshirës në mënyrë përmbajtjesore, duke e hapur kështu rrugën për përmbyllje të Mbikëqyrjes së Pavarësisë pas mbledhjes së GND-së në shtator”, thuhet në letër.

Duke folur për procesin e integrimeve euroatlantike të Republikës së Kosovës, William Hague thekson në letrën dërguar Ministrit Hoxhaj se me padurim pret publikimin e studimit të fizibilitetit të Komisionit Evropian që do të publikohet në tetor.

Kjo, sipas tij, paraqet një hap tjetër në progresin e pakthyeshëm të Kosovës drejt BE-së.

Përmes kësaj letre, Hague, inkurajon institucionet e Kosovës që me energji dhe përkushtim të ndjekin reformat shumë të nevojshme për progres të vazhdueshëm. Sekretari Hague ka siguruar Ministrin Hoxhaj se edhe më tutje Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë fuqishëm subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

KOMENTE