English

Igumenicë kapen 650 kg e 537 gr hashash. Në pranga 2 shqiptarë dhe 3 grekë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë kufirit shqiptaro-grek, në Plataria të Igumenicës është kapur një sasi droge prej 650 kg e 537 gr hashash.

Lënda narkotike vinte nga Saranda sipas burimeve të policisë me një kamioçinë e cila shoqërohej nga dy makina të tjera.

Në prangat e policisë kanë rënë 2 shtetas shqiptarë dhe 3 shtetas grekë. Sapo kanë kuptuar se kanë rënë në gjurmë të policisë atjanë larguar me shpejtësi por disa orë më vonë kanë rënë në prangat e policisë e cila po heton mbi ngjarjen për të zbardhur plotësisht detajet e këtij trafikimi lëndësh narkotike.

KOMENTE