English

Pëllumb Elezi, taksixhiu i bllokut që dyshohej për shpërndarje kokaine

Lekët që fitonte si taksixhi si duket nuk i mjaftonin, por ai do të bënte dhe punën si shpërndarës droge në disa nga PUB-et e Tiranës, motelet e lagjes Kombinat dhe në rrugën "Bardhyl".

41 vjeçari Pëllumb Elezi ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës i kishte dhënë masën e arrestit me burg, për shpërndarje të lëndës narkotike të llojit kokainë.

Ndalimi i tij nga policia, me mjetin me targë TR 165 C, u bë dje në orët e vona të ditës së hënë në zonën ish-Bllok, në rrugën "Abdyl Frashëri".

KOMENTE