English

Barcelona mbërrin në Shqipëri për ndeshje miqësore

Pritet që në mesin e aktivitetetve me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ekipi i Barcelonës të mbërrijë në Shqipëri për një ndeshje miqësore me ekipin e Flamurtarit.

Dje një ekip përfaqësues të klubit futbollistik të Barcelonës kanë vëzhguar ambientet e stadiumit Flamurtari në Vlorë.

Pas inspektimit ata i kanë menduar ato si të përshtatshme për akomodim dhe stadium në gjendje të mirë për të zhvilluar ndeshjen.

Ekipi i Barcelonës zakonisht kryen mjaft ndeshje miqësore me vende të tjera pas negociatave dhe inspektimeve që ata zhvillojnë.
Mendohet që nëntori do të jetë muaji kur ekipi i maddh katalanas do të mbërrijë në Vlorë ku vendimi i Bashkisë së Vlorës dhe njëkohësisht presidentit të Flamurtarit, Shpëtim Gjika, janë ata që do të vendosin rreth kësaj mundësie historike.

KOMENTE