Edhe plazhet e Portugalisë këtë verë kanë shënuar numër në rritje përsa i përket mbytjeve të pushuesëve.
Ditën e djeshme një ngjarje tragjike ka ndodhur në plazhin Salgado Nazare, 80 kilometra në veri të Lisbonës.
2 fëmijë të vegjël të moshës 3 dhe 5 vjeçare kishin shkuar në plazh me familjarët e tyre.
Ndërsa një moment gjyshërit kishin marrë fëmijët dhe ishin në breg të detit kur papritur ata ishin përfshirë nga dallgët e mëdha të cilët i morrën me vete. Vetëm 3 vjeçari që ishte pak më larg në breg arriti të shpëtonte dhe të jepte alarmin. Gjyshi përpiqej të shpëtonte vajzën por nuk mundi.
Prindërit ishin pak më larg se bregu dhe nuk arritën të shpëtonin familjarët e tyre.
Shërbimet e emregjencës mbërritën menjëherë dhe arritën të nxirrnin nga deti gjyshen në gjendje të gjallë, ndërsa gjyshi dhe vajza Lara nuk mundtën të shpëtonin.
Ishte një tmerr i vërtetë për të gjithë pushuesit në atë zonë dhe për familjen e cila është shokuar dhe nuk arrin të flasë asnjë fjalë e cila po kurrohet për tronditje psikologjike.
Familja ishte britanike dhe ishte me pushime në Portugali. Policia është e vetëdishme për rastet e mbytjes sidomos këtë verë që kanë shënuar rritje.