English

Gruaja flinte në avion. Pasagjeri ngjitur, i fut duart poshtë fustanit

Një grua është sulmuar seksualisht, ndërsa ajo flinte nga një djalë 22 vjeçar që ishte dhe ai pasagjer në avion ngjitur me karrigen e gruas.

Luavalu Seuva'ai, 22 vjeç, u vetëdeklarua jo fajtor për sulmin në Hawaiian Airlines 456 në 16 gusht.
Seuva doli përpara një gjykatësi federal të hënën pasi dokumentet e gjykatës raportuan se ai përkëdhelte gruan poshtë fustanit të saj teksa ajo kishte marrë ilaç gjumi dhe flinte.

Viktima që nuk preferon të identifikohet kishte thënë se ajo kishte biseduar me djalin para marrjes së ilaçit, dhe më vonë kur u zgjua, ajo gjeti duart e tij poshtë fustanit të zonjës.

Stafi i avionit e çoi në një ndenjëse tjetër dhe kur avioni u ul ai u arrestua.
Tom Simon, agjent i FBI-së tha se ankesat lidhur me këto sulme vijnë duke u rritur dhe masat duhen marrë për të tillë meqëllim që çdo njeri duhet të mësojë rregullat e qëndrimit në avion.
22 vjeçari mund të paguajë 25 000 dollarë dhe mund të lihet i lirë ose do t'i nënshtrohet rregullave të gjykatës.

KOMENTE