PËR
PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “KASOLLET E SELCËS” DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit “Kasollet e Selcës” është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Miratimin e bonusit prej dy pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse për dhënien me koncesion të këtij hidrocentrali, që i jepet shoqërisë “Xhengo”, sh.p.k.
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kasollet e Selcës”, të pranojë oferta për të gjithë pjesën e lirë të pellgut ujëmbledhës, i cili përfshihet në skemën e shfrytëzimit të këtij hidrocentrali.
Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE, PËR BASHKËPUNIMIN EKONOMIK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin ekonomik, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE LICENCE PËR HAPJEN E INSTITUCIONIT ARSIMOR PRIVAT, PARAUNIVERSITAR, SHKOLLË 9-VJEÇARE, “SHKOLLA NDËRKOMBËTARE E SHQIPËRISË” (ALBANIAN INTERNATIONAL SCHOOL), TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 42, të ligjit nr.69/2012, datë 21.6.2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e licencës për hapjen, në qytetin e Tiranës, të institucionit arsimor privat, parauniversitar, shkollë 9-vjeçare, “Shkolla Ndërkombëtare e Shqipërisë” (Albanian International School), që do të përfshijë në programin mësimor edhe lëndë në gjuhë të huaj dhe do të administrohet nga “Albanian International School”, sh.p.k.
2. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të ndjekur zbatimin e dispozitave, ligjore e nënligjore, për arsimimin, edukimin dhe formimin në këtë institucion.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË STATUSIT TË INSTITUCIONIT PRIVAT TË ARSIMIT TË LARTË “EPOKA”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, 5 e 43, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e ndryshimit të statusit të institucionit privat të arsimit të lartë “Epoka” nga shkollë e lartë në universiteti privat “Epoka”.
Ky institucion privat i arsimit të lartë ruan akreditimin institucional dhe të programeve të studimit të fituar para hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
3. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR DHËNIE LICENCE PËR HAPJEN E INSTITUCIONIT ARSIMOR PRIVAT, PARAUNIVERSITAR, SHKOLLË 9 - VJEÇARE, “QENDRA AKADEMIKE E LEZHËS” (LEZHA ACADEMIC CENTER)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 42, të ligjit nr.69/2012, datë 21.6.2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e licencës për hapjen, në qytetin e Lezhës, të institucionit arsimor privat, parauniversitar, shkollë 9 - vjeçare “Qendra Akademike e Lezhës”, që do të përfshijë në programin mësimor edhe lëndë në gjuhë të huaj dhe do të administrohet nga fondacioni “Albanian Mennonite Education” (Arsimi Menonit Shqiptar).
2. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të ndjekur zbatimin e dispozitave, ligjore e nënligjore, për arsimimin, edukimin dhe formimin në këtë institucion.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.825, DATË 13.10.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTAVE TË MBETJEVE QË LEJOHEN TË IMPORTOHEN PËR QËLLIME PËRDORIMI, RICIKLIMI DHE PËRPUNIMI”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 22, të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002, “Për mbrojtjen se mjedisit”, të ndryshuar, dhe pikës 8, të nenit 49, të ligjit nr.10 463, datë 22.9. 2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.825, datë 13.10.2010, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
Aneksi 1, “Mbetjet e listës së gjelbër”, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohet me aneksin me të njejtin numër dhe emërtim që i bashkëlidhet këtij vendimi
Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Mbetjet që do të lejohen të importohen duhet të jenë të listuara njëkohësisht në të tria listat e përmendura në pikën 2, të këtij vendimi.”.
Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EUROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 8.3.2010, PËR ÇËSHTJEN NR.6397/04, “BUSHATI DHE TË TJERË KUNDËR SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 487, datë 19.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, datë 8.3.2010, për çështjen nr.6397/04, “Bushati dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, në shumën 11 500 (njëmbëdhjetë mijë e pesëqind) euro, si dhe pagimin e tatimit mbi të ardhurat për dëmshpërblimin.
Autoriteti përgjegjës për ekzekutimin e këtij vendimi është Ministria e Financave.
Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
Shuma e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesve, znj. Ixhlale Bushati, z. Skënder Bushati e z. Genc Bushati dhe të konvertohet në lekë me kursin e këmbimit të bankës, ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
Pagimi i shumës së depozituar sipas pikës 4, të këtij vendimi, në favor të ankuesve, znj. Ixhlale Bushati, z. Skënder Bushati dhe z. Genc Bushati, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes të së gjithë dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit.
Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.133, DATË 22.2.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE (OBJEKTE), QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR QUKËS - QAFËPLLOÇË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 5, e vendimit nr.133, datë 22.2.2012, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Shuma e palikuiduar, prej 4 001 150.5 (katër milionë e një mijë e njëqind e pesëdhjetë pikë pesë) lekësh nga vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 6 891 530.5 (gjashtë milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e një mijë e pesëqind e tridhjetë pikë pesë) lekësh, do të përballohet nga “Llogaria e veçantë” e Ministrisë së Financave, pranë Bankës së Shqipërisë “Fondi i shpronësimeve”.”.
Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.129, DATË 22.2.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR, UNAZA E MADHE E TIRANËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 5, e vendimit nr.129, datë 22.2.2012, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Shuma e palikuiduar, prej 88 257 933 (tetëdhjetë e tetë milionë e dyqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e tridhjetë e tre) lekësh nga vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 181 835 518 (njëqind e tetëdhjetë e një milionë e tetëqind e tridhjetë e pesë mijë e pesëqind e tetëmbëdhjetë) lekësh, do të përballohet nga “Llogaria e veçantë” e Ministrisë së Financave, pranë Bankës së Shqipërisë “Fondi i shpronësimeve”.”.
Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.334, DATË 16.5.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR SHKOZET - DURRËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 3, e vendimit nr.334, datë 16.5.2012, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Shuma e palikuiduar, prej 640 800 (gjashtëqind e dyzet mijë e tetëqind) lekësh nga vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 8 532 000 (tetë milionë e pesëqind e tridhjetë e dy mijë) lekësh, do të përballohet nga “Llogaria e veçantë” e Ministrisë së Financave, pranë Bankës së Shqipërisë “Fondi i shpronësimeve”.”.
Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.563, DATË 3.8.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.138, DATË 23.3.2000, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRITERET TEKNIKE TË VLERËSIMIT DHE PËRLLOGARITJES SË MASËS SË SHPËRBLIMIT TË PASURIVE, QË SHPRONËSOHEN, TË PASURIVE, QË ZHVLERËSOHEN, DHE TË TË DREJTAVE TË PERSONAVE TË TRETË, PËR INTERES PUBLIK”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në paragrafin e fundit, të vendimit nr.563, datë 3.8.2011, të Këshillit të Ministrave, fjalët “... dhe i shtrin efektet e tij deri në datën 31.6.2012.” ndryshohen me “... dhe i shtrin efektet e tij deri në datën 1.5.2013.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.132, DATË 22.2.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE (KULTURA BUJQËSORE DHE DRU FRUTORË), QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR LEVAN – VLORË (SEKSIONI I PARË)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 5, e vendimit nr.132, datë 22.2.2012, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Shuma e palikuiduar, prej 6 336 392 (gjashtë milionë e treqind e tridhjetë e gjashtë mijë e treqind e nëntëdhjetë e dy) lekësh nga vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 6 398 024 (gjashtë milionë e treqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e njëzet e katër) lekësh, do të përballohet nga “Llogaria e veçantë” e Ministrisë së Financave, pranë Bankës së Shqipërisë “Fondi i shpronësimeve”.”.
Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.130, DATË 22.2.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR MAMINAS - GJIRI I LALZIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 5, e vendimit nr.130, datë 22.2.2012, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Shuma e palikuiduar, prej 43 733 209 (dyzet e tre milionë e shtatëqind e tridhjetë e tre mijë e dyqind e nëntë) lekësh nga vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 43 865 699 (dyzet e tre milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e nëntë) lekësh, do të përballohet nga “Llogaria e veçantë” e Ministrisë së Financave, pranë Bankës së Shqipërisë “Fondi i shpronësimeve”.”.
Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.131, DATË 22.2.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE (OBJEKTE), QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR, UNAZA LINDORE SHKODËR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 5, e vendimit nr.131, datë 22.2.2012, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Shuma e palikuiduar, prej 83 247 670 (tetëdhjetë e tre milionë e dyqind e dyzet e shtatë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë) lekësh nga vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 104 369 670 (njëqind e katër milionë e treqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë) lekësh, do të përballohet nga “Llogaria e veçantë” e Ministrisë së Financave, pranë Bankës së Shqipërisë “Fondi i shpronësimeve”.”.
Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS POSHNJË, TË QARKUT TË BERATIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Poshnjë, të qarkut të Beratit, që transferohen në pronësi ose në përdorim të kësaj komune, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Lista me 85 (tetëdhjetë e pesë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 517 (pesëqind e shtatëmbëdhjetë).
Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Poshnjë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS UNGREJ,
TË QARKUT TË LEZHËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të komunës Ungrej, të qarkut të Lezhës, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrative, të komunës Ungrej, të qarkut të Lezhës, miratuar me vendimin nr.1261, datë 17.9.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Ungrej, të qarkut të Lezhës”.
Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Ungrej për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS HAJMEL, TË QARKUT TË SHKODRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrative, të komunës Hajmel, të qarkut të Shkodrës, që transferohen në pronësi ose në përdorim të kësaj komune, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Lista e inventarit me 65 (gjashtëdhjetë e pesë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 451 (katërqind e pesëdhjetë e një).
Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Hajmel për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS FIERZË, TË QARKUT TË KUKËSIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrative, të komunës Fierzë, të qarkut të Kukësit, që transferohen në pronësi ose në përdorim të kësaj komune, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Lista me 97 (nëntëdhjetë e shtatë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 636 (gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë).
Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Fierzë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “ Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA