Një tjetër vrasje ka ndodhur në Shkodër në fshatin Bardhaj. Është vrarë me armë zjarri 20 vjeçari Gjin Guri dhe është plagosur vëllai i tij Xhevahir Guri.
Dyshimet e para të policisë së mbërritur në vendngjarje bien se motivi i vrasjes është gjakmarja.
Vëllezërit po ktheheshin për në shtëpinë e tyre, ku afër banesës së tyre i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar mbi ta.
Policia ka konfirmuar dhe autorin por nuk e bën të ditur emrin e tij, vetëm se thuhet se është komshiu i tyre i cili ka marrë hak për xhaxhain e tij vrarë 5 vjet më parë.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.