Talulah Riley është duke marrë 4.2 milion dollarë nga divorci me burrin e saj, themeluesi i PayPal dhe Silicon Valley, djalë i artë Elon Musk.
Kjo nuk është një shumë e keqe për aktoren 26-vjeçare britanike, duke e konsideruar që martesa zgjati vetëm dy vjet.
Marrëveshja e divorcit duket pak bujare pasuria e tij vlerësohet 2 billion - rezultat i një karrierë fantastike të suksesshme në industrinë e teknologjisë.
Megjithatë aktorja britanike dhe avokatët e saj nuk kanë kundërshtuar këtë shifër.
Djali i artë thuhet se shpenzon në muaj për shërbime personale 200 000 dollarë.
Për Musk është divorci i 2-të pasi në vitin 2010 është divorcuar nga novelistja kanadeze Justine Musk, nënë e dy djemve të tyre. Ata kishin jetuar bashkë 4 vjet.