English

Tiranë. Sekuestrohet 1 kg e 800 gram flori dhe 10 kg Argjend

Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Policisë Tatimore, kanë formuar një Njësi Taks - Forcë së bashku me 6 – Komisariatet e Policisë, në kuadër të një plani të përbashkët, duke ndërmarrë një sërë masash, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve të rënda të vjedhjeve me dhunë, goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e tregtimit, transportimit dhe ruajtjes e depozitimit të artikujve të floririt, si dhe sekuestrimin e mallrave kontrabandë, me qëllim ushtrimin e ndjekjes penale ndaj të gjithë atyre që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm të tregtimit të floririt.

Aktualisht, janë kryer një sërë kontrollesh në njësitë e tregtimit të artikujve të floririt duke sekuestruar të gjithë sasinë e artikujve të floririt që nuk shoqërohet me dokumentacionin përkatës dhe proceduar të gjithë personat që do të rezultojnë me shkelje.

Aktualisht këto kontrolle po vijojnë me intensitet nga Sektori Kundër Krimit Financiar në Policinë e Kryeqytetit dhe deri më tani në total janë sekuestruar 1 kg e 800 gramë flori dhe 10 kg Argjend.

Janë proceduar penalisht 7 - shtetas për konsumim të veprës penale : “Tregtimit të mallrave kontrabandë”, “Fshehje të të ardhurave”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tiranë për konsumim të veprës penale të Tregtimi i mallrave kontrabandë, parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal.

KOMENTE