English

Zjarret në Shqipëri po shtohen si kërpudhat pas shiut (VIDEO)

Mjafton vetëm në Tiranë të hedhësh sytë përreth numrëron disa zjarre të rëna nëpër parqet me pyje, por këtyre zjarreve i shtohen dhe zjarret e tjera që kanë përfshirë Shqipërinë madje deri në zonat më të thella dhe një ndër parqet më të bukura pyjore që ka Shqipëria siç është parku i Thethit.

Çfarë i shkakton këto zjarre?
Në mjaft raste policia ka evidentuar raste që kanë qënë të qëllimshme por në mjaft raste të tjera nuk ka informacione për zjarrvënie të qëllimshme. 15 vatra zjarri të regjistruara vetëm një ditë më parë, e enjtja është mbyllur me 33 të tilla, pra dyfishi i së mërkurës. Qarku i Shkodrës është një nga zonat më të prekura ku sot u regjistruan 6 vatra zjarri, pjesa me e mjadhe në rrethin e Pukës.
1290

KOMENTE