English

15 vjeçarja që drejton bashkinë

Ajo mund të ketë shpenzuar kohë gjatë pushimeve, verore me miqtë apo për të ndihmuar në shtëpi. Por 15-vjeçarja Bashaer Othman ka marrë një detyrë mjaft të rëndësishme, ajo është duke bërë fjalime, duke nënshkruar dokumente,takime me qytetarët, takime kombëtare si kryetare e Allar, një qytet i vogël palestinez në Bregun Perëndimor.

Çdo mëngjes Bashaer ka kontroll të plotë në të gjitha çështjet që i përkasin Bashkisë - përveç çështjeve financiare - si pjesë e një eksperimenti të pazakontë veror që synon fuqizimin e të rinjve.

Për dy muaj kryetari i rregullt, Sufian Shadid, dhe ekipi i tij i këshilltarëve i kanë dorëzuar frenat e pushtetit te një grup të rinjsh. Të rriturit janë në dorë të këshillojnë dhe udhëzojnë, por vendimet merren nga të rinjtë.

“Në fillim njerëzit ishin kritik për shkak të moshës”, thotë Bashaer. “Por më pas e panë që funksiononte pasi u treguam të fortë dhe të përkushtuar dhe tani na respektojnë”. Bashaer është kryetarja e parë femër për qytetin e 9.000 banorëve. Këshilli përfshin dy gra, të cilët emërohen në bazë të një sistemi të kuotave. Por këtë verë, balanca gjinore është afërsisht e barabartë, me pesë vajza dhe 6 djem që shërbejnë qytet.
Bashaer ka kryesuar një votë për të ngritur një departament lokal zjarri dhe krijimin e parë të parkut publik Allar me shesh lojërash për fëmijë. Ajo ka përfaqësuar edhe qytetin në një udhëtim në Katar. Por ajo identifikon çështjen më të rëndësishme lokale si papunësia, veçanërisht në mesin e të rinjve.

"Në qoftë se unë mund të arrij një gjë, ajo do të jetë krijimi i një projekti për të ofruar vende pune për të rinj, sa të jetë e mundur", thotë ajo. “Shumë njerëz nga Allar po kalojnë ‘vijën e gjelbër’ (hyjnë ilegalisht në Izrael) për të punuar. Çka është më e rëndësishmja shkojnë për të punuar për pak para”.

Sipas kryetarit Shadid, qëllimi i ardhjes në pushtet është" për t'i dhënë të rinjve një shans për të marrë pjesë në shoqërinë civile dhe më shumë besim për t'u bërë pjesë e sistemit politik në të ardhmen ". Bashaer është "duke bërë një punë të madhe", thotë ai. Ajo ka "karizëm, një personalitet të fortë udhëheqje". 15 vjeçarja planifikon të ndjekë një karrierë politike. E shtata nga fëmijët, Bashaer thotë se familja e saj mbështesin rolin e saj.

KOMENTE