Politikat e gabuara te ish-lidershipit Serb, të elitës kulturore dhe akademike të viteve të 90-ta nuk mund të përmirësohen sot duke bërë kompromise në dëm të popullit të Kosovës. Tek ne nuk ekziston veriu politik, por veriu vetëm si kuptim gjeografik. Veriu i Kosovës nuk mund të jetë njëkohësisht i Kosovës dhe i Serbisë. Ne duam që në komunat veriore të sundoj rendi dhe ligji e jo të sundojnë grupe ilegale, të organizuara politiko-biznesore të cilat duan që të sundojë vakumi institucional për përfitime materiale dhe krejt këtë e bëjnë në emër të patriotizmit dhe kauzës Serbe. Me seriozitetin me të lartë jemi të gatshëm të dëgjojmë shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve serb që jetojnë në komunat veriore të Kosovës. Sugjeroj që të lexohet me kujdes dhe pa paragjykime Pakoja e Nobelistit Ahtisari dhe ju garantoj se janë të përfshira esencialisht edhe interesat e serbëve të Kosovës.
Intervista e Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Prof. Dr.Hajredini Kuçi dhënë gazetës se përditshme beogradase Politka.
Bilana Radomirovic
17.08.2012
1. I nderuar z. Kuçi në vazhdim të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, njëra ndër temat do të jetë veriu i Kosovës. Çka është e gatshme Qeveria e Kosovës tu ofrojë serbëve në veri të Kosovës, për derisa tash dëgjohen deklaratat që çfarëdo zgjidhje e çështjes se veriut duhet të jetë së pari në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe ]do ide tjetër nuk mund të përkrahet dhe mund te jetë vetëm pjesë e debatit medial.
Kuçi: Se pari kjo temë akoma është në rrafshin e idesë. Paraprakisht para se të shkohet me tutje, janë disa çështje të cilat duhet adresuar. Së pari është vlerësimi i zbatueshmerisë se konkluzave të bisedimeve teknike të lehtësuara nga BE-ja. Siç e dini, bisedimet teknike ju ka paraprirë vullneti i palëve, interesimi i partnerëve ndërkombëtare dhe Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Serbëve të Kosovës do tu ofrojmë të njëjtën gjë siç ju kemi ofruar serbëve tjerë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, siguri, perspektivë, mirëqenie, identitet politikë dhe kulturore, zhvillim ekonomik dhe Kosovë Evropiane.
2. Në opinion gjithnjë e me shpesh përmendet që Prishtina mund tu ofroi serbëve në Veri koncesione më të mëdha se ato që përmenden në Planin e Ahtisarit i cili planë siç është e ditur gjashtë herë është kthyer prapa nga Këshilli Sigurimit.
Kuçi: Se pari Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, tashme është marrë vendimi nga Grupi Ndërkombëtare për Kosovën për heqjen e mbikëqyrjes së Pavarësisë që është rezultat i punës sonë në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare. Zhvillimet janë krejtësisht në kahe tjetër nga ajo që thoni ju. Sugjeroj që të lexohet me kujdes dhe pa paragjykime Pakoja e Nobelistit Ahtisari dhe ju garantoj se janë të përfshira esencialisht edhe interesat e serbëve të Kosovës. Këtyre ditëve do vijnë në Prishtine Ahtisari, Wizner dhe Rohan dhe për të shënuar solemnisht heqjen e mbikëqyrjes së Pavarësisë dhe ju ftoj që të merrni pjesë.
3. Qe të arrihet demarkacion kosovarë-serbë ofrohen modele dhe zgjidhje të njohura në botë: marrëdhëniet e dy Gjermanive, modeli irlandezo-britanik, Tiroli Jugor, Epen në Belgjike. A është për ju e pranueshme ndonjë nga këto zgjidhje, është deklaruar që tema e vetme për të cilën Serbia e Kosova mund te bisedojnë është demarkacioni i kufirit?
Kuçi: Këto ide, modele i kam dëgjuar edhe ma herët dhe si të tilla nuk korrespondojnë me realitetin e Kosovës as de facto e as de jure. Ato janë ide utopike, të padiskutueshme dhe të parealizueshme. Sa i përket kufirit ne jemi në pritje që Serbia të filloë së zbatuari konkluzën për menaxhimin e integruar të kufirit sipas konceptit të IBM, konkluzë kjo e arritur në kuadër të bisedave teknike në Bruksel. Kufiri ekzistues që ndan Kosovën dhe Serbinë është i njohur ndërkombëtarisht që nga Marrëveshja e Kumanovës, Rezoluta 1244 dhe aktet tjera juridiko-politike.
4. A është i mundshëm ndonjë marrëveshje kompromisi sipas së cilës veriu të mbetet pjesë e Kosovës dhe pjesë e Serbisë, si dhe para pak ditësh keni thëne që Nikoloqi, “po sheh ëndrra të 90-tës” dhe e keni porositur , të jemi të sinqertë, pak me një fjalor jo diplomatik që të lexoj ndonjë libër të re nga marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ndërmjet shteteve?
Kuçi: Po e shoh së ju keni qasje të kthimit të gjerave prapa. Politikat e gabuara të ish - lidershipit serb, të elitës kulturore dhe akademike të viteve të 90-ta nuk mund te përmirësohen sot duke bërë kompromise në dem të popullit të Kosovës.
Tek ne nuk ekziston veriu politik, por veriu vetëm si kuptim gjeografik. Ne duam që në komunat veriore të sundoj rendi dhe ligji, e jo të sundojnë grupe ilegale, të organizuara politiko-biznesore të cilat duan që të sundojë vakumi institucional për përfitime materiale dhe krejt këtë e bëjnë në emër të patriotizmit dhe kauzës serbe. Me seriozitetin me të lartë jemi të gatshëm të dëgjojmë shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve serb që jetojnë në komunat veriore të Kosovës.
5. I sugjeroni Nikoliqit që të thirret në akte ndërkombëtare dhe mire ju është e njohur që autoritetet në Kosove plotësisht e kanë injoruar dhe hedhur Rezolutën 1244 të KS e cila është i vetmi dokument valid në këto anë që nga 1999. Si e interpretoni?
Kuçi: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i ka dhënë vulën juridiko-ndërkombëtare Pavarësisë së Kosovës, e cila konstaton së Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është në harmoni me vullnetin politik të popullit të Kosovës, si dhe është në harmoni me Rezolutën 1244. Pra GJND-ja ka dhënë përgjigje të qartë, koncize pyetjes se adresuar nga vet Serbia.
6. Tomisalv Nikoliq, President i Serbisë i propozoi Ban Ki Muni-it që vazhdimi i dialogut politik Beograd - Prishtine të mbahet nën mbikëqyrjen e OKB-së. Si e sheh Prishtina këtë propozim?
Kuçi: Ne synojmë që Kosovën të bëjmë anëtare të OKB-së në të ardhmen e afërt.
I jemi mirënjohës OKB-së për kontributin e dhënë në zhvillimin e Kosovës. Shumica e anëtarëve të Përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë pjesë e pandashme e proceseve në Kosovë dhe me të njëjtit do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe me tej. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka rekomanduar që UNMIK-u të sillet konform gjendjes në terren dhe në kuadër të kësaj presim sjelljet e PSSP-së.
7. Pajtoheni që të harrohen armiqësitë e së kaluarës, për shkak të ardhmes dhe pajtimit të dy popujve, paqes, stabilitetit dhe perspektives evropiane të rajonit. I thërrisni serbët që të kthehen me premtimin që do tu siguroni të njëjtat të drejta sikurse qytetarëve tjerë në Kosove. Si mendoni se do t’ju besojnë serbët. Sipas UNHCR-së në Kosovë për tre muaj janë kthyer 45 serb (nga gjithsej 131) e sipas te dhënave janë edhe 200 mije të shpërngulur serb dhe jo shqiptare? Gjithashtu nuk ka besim nga serbët përderisa akoma nuk janë gjetur kryesit e vrasjes në Grackën e Vjetër, vrasja e familjes Stoliq në Obiliq, masakra e fëmijëve në Gorozhdec, e në ndërkohe është liruar nga 40 në 20 vjet (ulje e dënimit) të Florim Ejupit për aktin terroristë të Podujeva?
Kuçi: Të punojmë për të sotmen, por nuk mund të harrojmë të kaluarën, e kaluara është pjesë e jetës sonë sado e hidhur të ketë qenë është vetë jeta. Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Këshillit për pajtim, besim dhe bashkë – ekzistencë që së bashku ta ndërtojmë të sotmen dhe t’i vëmë bazë të shëndoshë të ardhmes. Unë i jam gëzuar faktit që rreth 50 000 (pesëdhjetë mije) serb të Kosovës janë pajisur me dokumente të Kosovës. Gjithsesi, jam fort i interesuar që të gjitha krimet të zbardhen dhe kryesit të dalin para drejtësisë pavarësisht motivit të krimit, mirëpo kjo është detyre e organeve specifike të drejtësisë.
8. Flisni për Kosovën multietnike dhe është e njohur e dhëna që në jugun e Ibrit nuk ka asnjë rrugë me emër serb, janë dëmtuar varrezat e serbëve, edhe me tutje dëmtohen përmendoret serbe, shkatërrohen trashëgimia kulturore dhe fetare e kishës ortodokse serbe, falsifikohen dokumentet dhe hudhën, shiten shtëpitë dhe pasuria e serbëve. Mendoni se këtu mund të ndërtohet mirëbesimi?
Kuçi: Secili propozim i serbëve drejtuar institucioneve vendore dhe mund të them lirishtë edhe nga ana e organizatave ndërkombëtare është trajtuar me prioritet. Kosova e ka ndihmuar ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore ortodokse, myslimane dhe katolike. Kjo trashëgimi është e Kosovës dhe është pjesë e kulture sonë. Kosova është model i tolerancës ndërfetare. Janë restauruar një numër i madh i kishave ortodokse, xhamive dhe kishave katolike, policia e Kosovës ofron siguri për klerin fetar dhe objektet. Janë dhënë shumë fonde, grante nga institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare në përkrahje të trashëgimisë kulturore. Secili serb që ka ardhë nga Serbia në Kosovë me mendje të hapur dhe të çliruar nga propaganda e kaluar është befasuar pozitivisht me zhvillimet pozitive që kanë ndodhur.
9. Kryeministri i Serbisë Ivica Daqiq dhe Farid Zarif, shefi i UNMIK-ut, janë pajtuar që autoritetet në Prishtinë nuk kane reaguar në mënyrë adekuate ndaj pjesëmarrësve në sulmet ndaj banorëve serb dhe të shenjtave serbe, e Ban Ki Munn në raportin e tij ashpër e kritikon policinë e Kosovës. Çka do të ndërmerrni në këtë drejtim?
Kuçi: Në Kosovë krahas institucioneve vendore të sigurisë veprojnë edhe ato të EULEX-it, KFOR-it dhe ato raste që kualifikohen të ndjeshme punojnë se bashku me komponentin e drejtësisë së EULEX-it. Prandaj në Kosovë janë përfaqësues të vendeve që shquhen për drejtësi dhe efikasitete në zbardhjen e rasteve dhe përvoja e tyre në masë të madhe është bartë edhe tek zbatuesit e ligjit në Kosovë, pra tek policia, gjyqësia, prokuroria etj. Ne nuk bëjë dallime në raste, por luftojmë krimin pa kurrfarë kompromisi dhe me tërë kapacitetet tona.
10. Është sekret publik që pothuajse asnjë serb në institucionet e Kosovës nuk ka arsimimi të lartë dhe janë të shpërblyer me paga të larta (ditore, donacione etj..) dhe shpenzojnë mjetet për interesa personale, ndërsa serbet në jugun e Ibrit shumë pak apo asgjë nuk përfitojnë në kuptim të prosperitetit. Na është e njohur që mjeket, intelektualet… memzi mbijetojnë me 300 euro page. A keni për qëllim të keni kësi serb që mbijetojnë me frikë dhe bashkëvendësit e tyre dhe gjithashtu edhe anëtarët tjerë të familjeve?
Kuçi: Partia politike Serbe që është partnere e koalicionit qeveritare ka legalitet dhe legjitimitet të plotë nga baza elektorale e votueseve serb. Të zgjedhurit nga Lista Serbe kanë dalë nga një proces elektoral kredibil dhe i vëzhguar nga institucione ndërkombëtare kompetente. Serbet e Kosovës janë me dinjitet dhe mirë të përfaqësuar në kuadër të institucioneve të shteti dhe ata mbajnë pozita të larta qeveritare, parlamentare, kryetarë komunash etj. Ata duhet të jenë krenarë që punojnë për interesat e qytetarëve serb të Kosovës dhe të qytetarëve tjerë, prandaj edhe nuk është i rastësishëm fakti që 50 000 mijë prej tyre janë pajise me dokumentacion të Kosovës. Se shpejti së bashku do të lëvizim pa viza në zonën Shengen dhe kështu gradualisht edhe në aspektin institucional po bëhemi, Kosova po bëhet pjesë e familjes evropiane.