English

Reliev i punuar në kockë gjendet në Apolloni

Në Apoloni është gjetur një zbulim i rrallë në llojin e vet dhe i pari. Një reliev i punuar në ashtë (kockë) është zbuluar në sajë të ekspeditës së përbashkët shqiptaro-franceze që është rikthyer në Apoloni. Ndonëse me përmasa të vogla, sipas specialistëve, është një tjetër dëshmi e këtij qytetërimi.

Objekti është në gjendje të mirë dhe sipas ekspertëve është gjurmë e qytetrimit ilir. Kjo ekspeditë franceze drejtohet nga Arkeologu Zhan Luk, i cili thotë se gërmimet do të vazhdojnë 1 muaj.

“E veçanta e zbulimit është se kemi një punim të kualitetit të lartë në kockë, ku është fiksuar një skenë nga mitologjia greke. Ndoshta është i vetmi reliev i gjetur në kockë. Është një skemë mitologjike shumë e njohur, ku paraqitet Heraklisi me topuz dhe Apoloni me hark”, është shprehur përgjegjësi i ekspeditës, prof. Zhan Luk. Ky objekt pritet t’i shtohet muzeut arkeologjik.

Gërmimet do të vazhdojnë edhe më tej pasi deri tani është zbuluar vetëm muri verior dhe ai jugor.

KOMENTE