English

Adelina Ismajli: Centimetrat e të dashurit tim më bëjnë të lumtur

Adelina Ismajli, këngëtarja më e njohur kosovare e viteve të fundit, ka rrëfyer jetën e saj në emisionin Rubikon të KTV-së. Së pari, ajo ka folur për të dashurin e ri Valin, duke thënë se dëshiron ta mbajë personale lidhjen dhe larg publikut, por prapë ka folur për të.

“Unë nuk fle me xhirollogarinë e të dashurit tim, por me centimetrat e tij”, ka thënë Adelina.

E pyetur për lidhjen me Enver Sekiraqën e Triumf Rizën, ajo ka mohuar se është bërë shkak ndonjëherë për përleshjet midis tyre.
Madje, për Sekiraqën ka thënë se janë të tjera këngëtare që e njohin shumë më mirë se ajo.
Adelina i është kthyer edhe rrahjes me Leonora Jakupin, duke thënë se nuk pajtohet asnjëherë me të, për shkak se ajo e ka shfrytëzuar këtë rast edhe më vonë për ta sulmuar e për të popullarizuar veten. Këngëtarja e shumë hiteve ka thënë se vazhdon të mbetet Rugoviste, por nuk do të thotë se është akoma me LDK-në.
Po ashtu Adelina gjatë emisionit ka thënë se do të jetë një nënë e mirë për deri sa fëmijët e vet do të rriten në Zvicër. Ajo ka treguar se vjehrri e vjehrra e saj janë profesor të Gjuhës Frenge përkatësisht Gjuhës Shipe.

KOMENTE