Veshur me minifunde dhe taka të larta kamerat kanë kapur dy gra të cilat gjuajnë me mjete të forta dhe madje dhe çekiçë një stacion autobusi duke e shkatërruar atë.
Ngjarja ka ndodhur në stacionin Wolverhampton, West Midlands. Policia nuk ka arritur t'i kapë ato vetëm e qartë është se fatura e riparimit të këtij stacioni është 20 238 euro.
Por gjithashtu policia shpreson që përmes këtyre imazheve të arrijnë të identifikojnë edhe gratë, për të mësuar më pas arsyen e një veprimi të tillë, i cilësuar si veprim vandal por i rastësishëm.