Edhe pse vite të të tëra jetese në Londër, Britani, familja jashtë "përqafon" idetë perëndimore, ndërsa prapa derës së shtëpisë në Basingstoke, Hampshire vendos ligji islam.
Shamima Akhtar vajza më e re e shtëpisë morri një barrë të rëndë mbi shpatullat e saj. Ajo kur mbushi 18 vjeç me lejen e familjes shkoi të festojë vetëm për 2 orë ditëlindjen e saj ku duhej të kishte vetëm femra. Në fakt ajo s'mund t'i ndante shokët e saj të shkollës dhe shkuan në një bar. Telefoni i saj binte pa pushim nga thirrjet e vëllait dhe motrave. Njëri prej shokëve i mori telefonin dhe ia mbylli pasi i tha se kjo nuk eshte e drejtë dhe kjo ishte dita e saj. Më pas kur ajo hapi telefonin kishte dhjetra thirje të humbura. Ajo njofton familjen se ku ishte dhe ata shkojnë ta marrin. Deri sa ata erdhën ajo arriti që i dashuri i saj Garry t'i jepte puthjen e parë që aq shumë e kishin pritur.
Por vëllai dhe motrat me të mbërritur e morrën zvarrë duke e rrahur dhe futur në makinë.
Ajo përfundoi në shtëpi me plagë. Më pas një telefon celular sekret që ajo e mbante njoftoi të dashurin e saj i cili njoftoi policinë e cila mbërriti menjëherë dhe e shpëtoi nga kthetrat e familjes së saj, sidomos dhe të motrave, ku njëra kishte dështuar në një martesë të rregulluar nga familja, që duhej ta mbronin atë, ato nuk e mbrojtën.
Shamima merret në mbrojtje nga policia dhe pasi jeton në një shtëpi të mikes së saj, vendos që të jetojë me familjen e Garyt dhe më pas vetëm të dy.
Ajo shpresonte që gjyqi të dënonte motrat dhe vëllezërit e saj me burg, edhe pse zemra i dhimbte por ata i dhanë vetëm gjobë.
Ajo tani jeton mes frikës dhe lumturisë se një ditë familja e saj do ta kuptojë ose e kundërta që familja e saj mund ta vrasë.