English

Helikopteri turk mbërrin në Rinas. Do të shuajë vatrat e zjarrit

Territori i Shqipërisë numëroi të enjten deri në 33 vatra zjarri ndërsa sot numërohen deri në 26 vatra zjarri.

Në pamundësi për të shuar zjarret në zonat e vështira Ministria e Brendshme kishte bërë një marrëveshje me Turqinë për dërgimin e një helikopteri i cili do të përdorej për shuarjen e këtyre zjarreve.

Dhe sot helikopteri turk ka mbërritur në Rinas si rezultat dhe i emergjencës që është krijuar në Kërrabë ku zjarri ka zbritur 1 metër larg nga rruga nacionale dhe rrezikohen shtyllat e tensionit të lartë që paraqesin një rrezikshmëri të madhe.

KOMENTE