English

Samsung duhet t'i paguajë Apple 1miliard dollarë

Një gjykatë amerikane ka urdhëruar Samsung t'i paguajë Apple 1.05 miliard dollarë në dëmet për shkeljen e pronësisë intelektuale.

Juria vendosi që disa pajisje Samsung kishin shkelur patentat e iPhone-maker dhe dizajnet e software,dhe hodhi poshtë pretendimet kundërshtuese nga Samsung.

Apple tani do të kërkojë ndalimin e importit të disa prej produkteve rivale të saj. Samsung ka thënë se do të apelojë.

Korrespondentët thonë se vendimi është një nga më të rëndësishmit në një betejë globale mbi patentat dhe pronën intelektuale.

Në javët e fundit, një gjykatë në Korenë e Jugut vendosi se dy firmat e teknologjisë kishin kopjuar njëri-tjetrin, ndërsa një gjykatë britanike hodhi pretendimet se kompania amerikane Samsung kishte shkelur të drejtën e autorit.

Por problemi tepër madhor i këtij rasti ka hapur dritën jeshile që liçensat për patentat në të ardhmen të trajtohem me më tepër detaje dhe rëndësi të veçantë.

KOMENTE