English

3 vjeçari Aldomir Ballshi, bie nga pallati. Pritet poshtë nga roja i bankës

Në qytetin e Pukës një aksident që do të ishte fatal, është kthyer në mrekulli.

Një fëmijë 3 vjeçar Aldomir Ballshi po luante në dritaren e shtëpisë së tij në katin e tretë të pallatit. Në shtëpi ndodhej dhe nëna e tij por si duket ajo po merrej me punë.

Papritur atij i kanë rrëshqitur duart dhe ka rënë poshtë ku për fat tëmirë është pritur nga roja i bankës që ndodhej poshtë pallatit.

Roja i bankës Aleksandër Laçi, tregon momentin kur e ka pritur para fëmijën: “Nga pallati ra një objekt plastik dhe pashë sipër që një fëmijë po kacavirrej dhe i rrëshkitën duart. Menjëherë u afrova për ta pritur.”

Djali ka shpëtuar për mrekulli me disa lëndime të lehta pasi u vra nga disa tabela gjatë rënies së tij.

KOMENTE