English

Ligjvënësi amerikan seks oral me një djalë 17 vjeç

Shteti demokratik i Minnesotas është turpëruar.

Kerry Gauthier vendosi ditën e mërkurë se nuk do të kërkojë rizgjedhjen e tij pasi është kapur duke bërë seks me një djalë 17 vjeçar.

Por kjo deklaratë nuk e ka qetësuar shtetin e Minnesotas, kryesisht partinë e tij të cilëve u duhen 6 vende për të marrë kontrollin e dhomës, por ai do të dëbohet fare nga legjislatura.

56 vjeçari Gauthier është penduar për veprimin e bërë, madje ai kishte marrë një dozë të madhe antidepresive sa kishte përfunduar në spital. Gjithashtu ishte shprehur se ai ka qënë në kurim nga një varësi kimike para 30 vjetësh.

Anëtarët e partisë së tij do të përpiqen të zëvendësojnë emrin e tij për zgjedhjet, edhe pse sipas rregullave nuk është e mundshme.

Gauthier e ka pranuar se ka bërë seks oral me të miturin dhe se nuk kanë shkëmbyer para, por ai kërkon falje dhe pranon se mosgatishmërinë e tij për të pranuar se është gay e çoi atë në veprim.

KOMENTE