English

Nënë Tereza, 102 vjet nga lindja e saj

Le ta kujtojmë nobelisten shqiptare për 102 vjetorin e lindjes (26 gusht 1910-26 gusht 1912) duke cituar këto vargje:


Agim Gashi: Nobelistes së parë shqiptare Nënës Tereze

Rapsodi

Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze,


Nji shqiponjë kreshtash shqiptare
për Indi u ba udhtare,
u nis Gonxhja për Kalkutë
n´mes t´mjerimit me u futë -
misionare e dashnisë –
engjullore e vorfnisë,
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!

E përcollën baba e nana,
e përcollën vlla e motër
dy lot peng i la në voter…
Mori Gonxhe Bojaxhiu
fat i mire në jetë të priu.
Vashë fisnike e burrnore –
me guxim – zemër arbnore
nise punën me bekim –
besë shqiptare e përkushtim,
ti s´u ndale asnjiherë
n´ndihmë u erdhe njerzve t´mjerë;
jetën fale për të tjerë,
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum poplli qi t´ka!

Kudo njerzve u ndihmove
n´shpirt pak dritë ua dhurove,
ua ndale lotin n´buzë,
ua sherove dhimbjen n´zemër –
ua përtrive jetë e emën.
N´punën tande humanitare
ishe motër e arsimtare.
E ma vonë, besa, të tanë
Gonxhe, ty të quejtën, Nanë,
Krenari e kombit tone
Nanë Tereze, kudo t´thonë.
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!

Nobelistja e parë shqiptare
grue e urtë edhe krenare –
për tanë botën Nanë u bane.
Për mirsi ti kurrë s´u ndale.
Ngrite shpia e spitale,
çele shkolla e internate
shumë të vorfunve u solle fate,
mu si nanë ti u flijove
si fmijë t´tu tanë i pranove.
Ora e bardhë, ti, e vorfnimit,
shpresë e drit-o e mjerimit.
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!

KOMENTE