English

Nënshtetësia e fëmijëve të emigrantëve. Greqia me ligj të ri në shtator

Qeveria Samaras vjen me ide dhe vendime të reja fillimin e shtatorit të këtij viti lidhur me çështjej e emigrantëve dhe kryesisht ligjit për nënshtetësinë e fëmijëve të emigrantëve dhe vetë tyre.

Rishikimi i kuadrit ligjor të nënshtetësisë, duke u përqëndruar në ndryshimin
e filozofisë dhe procedurat për marrjen e nënshtetësisë greke nga të huajt që jetojnë në vend ,është një prioritet për qeverinë greke. Në këtë drejtim, qëllimi i Ministrisë së Brendshme është që në shtator të çojë në parlament një ligj të ri, i cili do të ndryshojë ligjin 3838/2010 (ligji i Ragusit) duke e përafruar me atë të shteteve të Evropës jugore.

Aktualisht nënshtetësia nga fëmijët e emigrantëve merret sapo ata linden dhe kur prindërit e tyre jetojnë prej pesë vitesh të ligjshëm në Greqi.
Qeveria "Samaras" do të ndryshojë këtë vendim dhe pritet që prindërit e fëmijës emigrant,duhet të jenë të paktën 8 vjet të ligjshëm (mund të shkojë deri në 10) nga dita që ka lindur fëmija.

Fëmija e emigrantit do ta marri nënshtetësinë vetëm kur të mbushi moshën 18 vjeç. Kështu, i interesuari, kur të rritet do të vendosë vetë se kë nënshtetësi do të mbajë, pro do të jetë ai përgjegjës për zgjedhjen e nënshtetësisë me kushtin që të mos mbajë dy nënshtetësi, por të lerë atë që ai dëshiron.

Ministria e Brendshme tha se fëmijët që kanë mbaruar gjimnazin në Greqi dhe që japin provim për në universitetin grek, do të kenë të drejtë të marrin nënshtetësinë pasi vërtetojnë se janë integruar plotësisht në Greqi. Një tjetër ndryshim vjen për fëmijët që janë lindur në Greqi. Ligji i vjetër parashikonte që një fëmijë që kishte kryer 6 vjet të shkollës 9-vjeçare mund të përfitonte nënshtetësinë, ndërsa me ligjin e ri që do të duhet të kenë mbaruar shkollën 9-vjeçare. Ligji i vjetër që i jepte të drejtë fëmijës me 6 vjet shkollë të përfitonte nënshtetësinë greke është konsideruar si i gabuar pasi shkolla e detyrueshme në Greqi është 9 vjet. Pra duhet që të përfundojnë të paktën detyrimin 9-vjeçar shkollor.

Përsa i përket emigrantëve që jetojnë e punojnë në Greqi, ligji u shton edhe tre vjet banim të ligjshëm.Ligji i kaluar kërkonte nga çdo emigrant 7 vjet banim të ligjshëm në Greqi,ndërsa ligji i ri do të kërkojë plot 10 vjet që një emigrant të ketë të drejtë të aplikojë për nënshtetësinë greke.

Sipas ministrisë së Brendshme, nga viti 2000 deri në vitin 2011 është dhënë nënshtetësia greke në 54.968 të huaj,nga të cilët 43.060 të cilët janë minoritarë që jetojnë në Shqipëri ,ndërsa 11.821 të huaj nga vende të ndryshme.

KOMENTE