Histori e dhimbshme në familjen mirditore Gjeci. Nusja e shtëpisë ma banim në Itali ka vdekur gjatë lindjes së fëmijës me operacion, ditën e djeshme, si shkak i një hemoragjie të pandalshme në trupin e saj.
Familja Gjeci kishte hapur dyert e mortit për vdekjen e saj ndërkohë që pritej të vinte dhe trupi i saj.
Por për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, i cili nuk arriti dot të përballojë vdekjen e nuses së djalit të tij, pasi pi kafen e mëngjesit, vjerri i nuses, Preng Gjeci, 74 vjeç, var veten i cili gjendet nga familjarët në një lis afër shtëpisë së tij.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas hetimeve të kryera, është konkluduar për vetëvarje në kushtet e ngarkesës së rëndë psikologjike dhe shpirtërore për humbjen e jetës së nuses së djalit Gj. Marku.