Atifete Jahjaga, presidentja e Republikës së Kosovës, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ka thënë:
“Asnjëherë nuk është paraparë dorëheqja e presidentit të vendit dhe mua nuk më lejohet të jap dorëheqje, sepse kjo do të nënkuptonte procedurë tjetër të zgjedhjeve dhe ushtrues detyre të presidentit të vendit”.
Ajo ka theksuar gjithashtu se Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhënie me të gjitha shtetet tjera si subjekt ndërkombëtar dhe i barabartë.
Ndërsa për strategji të veprimit në bisedimet me Beogradin zyrtar, ajo ka thënë se nuk ka strategji për Republikën e Kosovës pasi që strategjia, sipas saj, është përcaktuar me aktin e pavarësisë së shtetit tonë.