Makina del nga rruga dhe përplas të riun 24 vjeçar Emirjan Pjetri në trotuar, i cili po merr ndihmën mjekësore në spital edhe pse është në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lezhës, pasditen e sotme.
Policia e mbërritur në vendngjarje, pohon se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia mbi normat e lejuara me të cilin po udhëtonte automjeti tip “Fiat”, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.