Para dy ditësh kryetari i Bashkisë më të madhe në vend, asaj të Tiranës, Lulzim Basha foli lidhur me grupimin e kazinove elektronike si dhe bastet sportive për t'i grumbulluar në një territor të caktuar të Tiranës, me qëllim që të ishin më në kontroll përsa i përket aktivitetit të tyre si dhe një frenim të problemeve sociale. Për këtë duhej ngritur një grup pune.
Dhe sot grupi i punës së Bashkisë së Tiranës i kryesuar nga kryetari Basha, duke shqyrtuar mundësinë e grupimit në një zonë të vetme të lojërave të fatit ka dalë në përfundimin se katër janë zonat:
. Bregu i Lumit
. Yzberisht,
. Uzina e Autotraktorëve
. Tufina
Por pasi të vendoset dhe zona, mendohet që ato të taksohen me 50% të xhiros së tyre, e cila pritet të diskutohet në këshillin bashkiak.