Është një gjë e madhe rreth presionit të kolegëve, kur është fjala për të rinjtë dhe seksin. Shumë mendojnë se duhet të ketë marrëdhënie seksuale. Ata të gjithë presin që mosha mesatare që njerëzit të humbasin virgjërinë e tyre është 14 - shumë janë të tronditur kur kanë dëgjuar kët dhe të tjerë mendojnë se është mosha 16.
Kjo është ajo që Organizata e shëndetit seksual në Briston ka nxjerrë si rezultat.
Kjo organizatë ka ndërmarrë një projekt vullnetar të quajtur "Sharp" i cili ka si qëllim të edukojë të rinjtë rreth shëndetit seksual dhe t'u tregojë atyre që nuk është gjithçka seksi dhe nuk keni pse ta nisni atë që në moshë tepër të re pasi ju dëmton shëndetin tuaj.
Përmes aktiviteteve që ata organizojnë me të rinjtë duan të edukojnë ata se seksi është diçka që nuk është emergjente dhe mund të shtyhet pa kaluar në depresion apo deri në vetëvrasje siç ka ndodhur dhe ndodh në mesin e shumë adoleshentëve.
"Për herë të parë gjatë këtij muaji ne kemi marrë një hapësirë në qendër të qytetit ku ne jemi duke vënë një çadër të madhe, ku njerëzit mund të vijnë dhe të na pyesin pyetje. Këtë herë, ne jemi duke synuar për të arritur prindërit për të mësuar se si ata arrijnë të komunikojnë me fëmijët e tyre dhe në çmënyrë, pa i lënduar dhe krijuar fëmijëve stres apo t'i shtyjnë me duart e tyre përmes rregullave që ata mendojnë se i ndalojnë fëmijët nga të bërit seks në moshë të hershme." shprehet njëra prej organizatorëve të projektit.