Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me GIZ (donator - gjerman) ka organizuar një punëtori me temë "Mbështetja e një Strategjie të Re për Udhëzim në Karrierë në Kosovë" në të cilën po marrin pjesë Xhavit Dakaj, sekretar i Përgjithshëm dhe zyrtarë tjerë të MAShT , përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit, mësimdhënës përfaqësues të GIZ -it ekspert dhe donator.
Qëllimi i punëtorisë është të mbështesë hartimin e një Strategjie të Re për Kosovën duke kontribuar me përvojën nga e kaluara, me praktikat më të mira ekzistuese dhe sugjerimet e vlefshme për një arritshmëri, qëndrueshmëri dhe koordinim të planit të veprimit për këshillim në Karrierë në Kosovë.
Ragip Gjoshi, këshilltar i Ministrit, tha se synimi ynë i përbashkët është mbështetja e një Strategjie të re për zhvillimin në karrierë.
"Përkundër suksesit të arritur vendi ynë me theks të veçantë në fushën e Arsimit dhe këshillimit në karrierë gjendet para sfidave të dala nga kërkesat bashkësisë evropiane. Këto kërkesa janë një arsye më tepër për të zhvilluar bashkëpunime me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtare me qëllim të ngritjes së aktivitete të bazuar në objektiva dhe përmbushje të kërkesave të dala nga vendi dhe BE-ja", tha z Gjoshi .
Në vazhdim, z.Gjoshi bëri të ditur se përfaqësues të MAShT kanë marrë pjesë në shumë takime jashtë vendit lidhur më çështjet e lartpërmendura dhe ka parë nga afër objektiva e BE-së me theks të veçantë këshillimet në karrierë gjatë gjithë jetës, duke vënë vendet që synojnë anëtarësimi ne BE në prioritet të parë zhvillimin e Strategjisë në karrierë si instrument ndihmës për nxënësit, të papunët, punëkërkuesit dhe të punësuarit.
Christoph Hel (udhëheqës i GIZ-it në Kosovë ) tha se "orientimi në karrierë është i rëndësishëm për të gjitha grupmoshat" dhe se do të vazhdojë ta mbështesë edhe më tutje këtë proces.
Ndryshe objektivat kryesore në këtë aspekt janë: anëtarësimi i Kosovës në
Rrjetin Evropian të këshillimeve tërëjetësore ELGPN dhe Rrjeti ndërkombëtar i karrierës dhe politikave publike ICCDP.
MAShT deri më tani ka marrë pjesë vetëm si vëzhgues në konferencat e BE-së, ndërkaq në takimin e fundit është premtuar se Kosova do të ndihmohet në këtë drejtim.