Vlorë. Në datën 25.2012 rreth orëve të mbrëmjes nga Strukturat Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë mbas disa muajsh hetimesh është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “S F I D A 2.“
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar shtetasit:
Nardi Ismet Idrizi,
Joni Ismet Idrizi,
Mario Maliq Metaj,
dhe Armando Izet Likaj të gjithë banues në Vlorë,
si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë
E. H.,
M. V.,
A. D., të tre banues në Vlorë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi nga hetimet disamujore të kryera nga Strukturat Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë me të gjitha llojet dhe metodat speciale te hetimit ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri tjetrin në 9 raste nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar kanë vjedhur disa pika karburantesh dhe në një rast një kazino në qytetin e Vlorës, me konkretisht:
Kanë vjedhur me armë karburantin “FLABENS” i ndodhur në rrugën transballkanike;
Kanë vjedhur 2 herë me armë në kohë të ndryshme karburantin “EIDA” që ndodhet në lagjen “Isa Boletini”.
Nën kërcënimin e armës kanë vjedhur Kazino “FLAMINGO” që ndodhet në lagjen “Pavarësia”.
Kanë vjedhur nën kërcënimin e armës pikën e karburantit që ndodhet në lagjen “1 MAJI” me pronar shtetasin V. N;
Kanë vjedhur pikën e karburantit “KASTRATI” e cila ndodhet në lagjen “Partizani”;
Kanë vjedhur me armë pikën e karburantit “ALPET” që ndodhet në rrugën Transballkanike. Në këtë rast shtetasit e mësipërm kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automejtit të patrullës së përgjithshme të policisë duke e dëmtuar atë në disa vende dhe kane rrezikuar seriozisht jeten e punonjësve te policisë gjate tentativës per arrestimin e tyre ne flagrance nga policia.Mbas kryerjes së krimit një nga autorët nën kërcënimin e armës i ka vjedhur edhe mjetin dhe sendet e shtetasit shtetasit V. Gj.
Gjithashtu në lidhje me arrestimet e kryera janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit
Elton Tahir Veliko, dhe
Rexhino Tahir Aliu, të dy banues në Vlorë,
pasi kishin strehuar me qëllim shpëtimit të ndjekjes së policisë njërin prej autorëve të vjedhjeve me armë, dhe konkretisht shtetasin Nardi Idrizi.
Grupi i mësipërm drejtohej nga shtetasi Nardi Idrizi i cilësuar person me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe i identifikuar dhe provuar si personi i cili ka hapur zjarr në të gjitha rastet si ndaj qytetarëve në tentativat për grabitje, ashtu edhe ndaj patrullës së përgjithshme të policisë më datë 22.08.2012 në tentativë për arrestimin e tyre në flagrancë gjatë grabitjes së karburantit “ALPET”.
Nga Strukturat e drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe arma e zjarrit që është përdorur nga autorët në të gjitha ngjarjet e mësipërme e cila është një automatik mod 56 (kallashnikov).
Gjithashtu janë siguruar edhe provat shkencore që i implikojnë drejtpërsëdrejti autorët e mësipërm në vjedhjet me armë.
Pas arrestimit nga policia dhe përballë provave të pakundërshtueshme autorët kanë mbajtur qëndrime pohuese dhe kanë dhënë edhe detaje për krimet e kryera.
Është me rëndësi të theksohet se autorët e këtij grupi kriminal kanë qenë tepër të dhunshëm dhe të rrezikshëm gjatë kryerjes së grabitjeve dhe nga specialistët e hetimit klasifikohen si një nga 2 grupet më të rrezikshme kriminale që kanë vepruar 5 vitet e fundit në qytetin e Vlorës, pas grupit të vjedhjeve me armë të bankave dhe kazinove, të goditur nga ana jonë në kuadër të operacionit “SFIDA 1” .
Në lidhje me grupin e mësipërm është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistët më të mirë të drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë për Krimet Rënda Tiranë me qëllim dokumentimin e gjithë aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve.
Arrestimi i këtyre shtetasve u krye për veprat penale “Vjedhje me armë”, e kryer në kushtet e bashkëpunimit dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë”
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.