English

Ramush Haradinaj do të marrë vendimin përfundimtar në nëntor

Vendimi përfundimtar për gjyqin e Ramush Haradinaj, ish-komandant i UÇK-së, pritet të jepet në nëntor nga Gjykata e lartë e Hagës.

Tribunali i Hagës e akuzoi në vitin 2005, Haradinajn, në kohën kur ishte kryeministër i Kosovës, dhe dy luftëtarë të tjerë të UÇK-së, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, se kanë marrë pjesë në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, qëllimi i të cilës ishte të merrnin kontrollin e Kosovës, me akte çnjerëzore ndaj civilëve serbë në kampin e burgimit në Jablanicë.

“Data e saktë e vendimit nuk është deklaruar ende... Por pritet të jepet në nëntor të vitit 2012”, tha zyra e informimit të ICTY-së për Gazetën Jeta në Kosovë.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, për zonën e Dukagjinit, Haradinaj, u lirua përkohësisht në mes të korrikut në pritje të vendimit përfundimtar në rigjykimin e tij në Tribunalin e Hagës, pasi gjykata përfundoi me seancat dëgjimore në rastin Haradinaj më 27 qershor.

KOMENTE