Duke filluar nga sot deri në datën 10 shtator, fillon shpërndarja e librave për nxënësit e shkollave fillore dhe deri ato të mesme.
Librat do të tërhiqen pranë shkollave ku studiojnë. Bashkë me librat të mos harrojnë të tërheqin dhe faturën e blerjes, pasi disa kategori njerëzish përfitojnë nga subvencioni deri në masën 100%.
Fërmijët romë dhe pakicat minoritare do të tërheqin librat falas ditën e parë të shkollës.
MASH, ka njoftuar se nuk ka asnjë mungesë teksti dhe se do të ndjekë proçesin e shpërndarjes deri në detaje për të mundësuar shpërndarjen e librave në mënyrë korrekte dhe pa abuzime.