English

Akses online në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme. Halimi-Llalla nënshkruajnë memorandum

ILDKP akses online në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme, ministri Halimi dhe kreu i ILDKP-së , Llalla nënshkruajnë memorandum

Sistemi dixhital i pasurive te paluajtshme, nga sot i vihet ne dispozicion Inspektoratit te Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në mënyre që të gjithë pasuritë e nëpunësve publikë, të familjarëve të tyre dhe të personave të lidhur të verifikohen online brenda pak minutave.

Ky ishte edhe qëllimi i nënshkrimit të Memorandumi të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive “Për aksesin online në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme”, nga Ministri i Drejtësisë z. Eduard Halimi dhe kreu I ILDKP-së z. Adriatik Llala.

“Nëpërmjet këtij memorandumi, Qeveria tregon edhe njëherë vullnetin dhe angazhimin maksimal për të siguruar të gjitha mjetet e nevojshme dhe instrumentet ligjore dhe ekzekutive për forcimin institucional. Kjo tregon edhe njëherë vendosmërinë e palëkundur te qeverise për luftën pa kompromis ndaj korrupsionit dhe te gjithë formave te shfaqjes se tij.” –u shpreh Ministri i Drejtësisë z. Eduard Halimi.

Në fjalën e tij Kreu i ILDKP-së Adriatik Llala e vlerësoi marrëveshjen e sotme si një hap të rëndësishëm dhe pozitiv në forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, që ndikon në marrjen në kohë reale të hetimit dhe në uljen e kostos financiare dhe njerëzore dhe ka si qëllim forcimin e shtetit ligjor.

Pak kohë me pare është krijuar arkiva dixhitale ne ZRPP, portalin e shërbimeve online te regjistrit te pasurive te paluajtshme dhe sistemi One stop shop për noteret. Por ky projekt do te ndihmoje jashtëzakonisht dhe për luftën ndaj korrupsionit ne drejtësi sepse duke i dhëne ILDKP aksesin online per hetime, do ti japë mundësi asaj qe te hetoje ne mënyre me te shpejte dhe efikase pasuritë e gjyqtareve, prokuroreve dhe gjithë familjareve te tyre apo njerëzve te lidhur me ta.

Ne çdo moment, nga sot, vetëm brenda pak minutave ILDKP do ketë mundësi te verifikoje pasuritë e paluajtshme, te te gjithë zyrtareve dhe njerëzve te lidhur me ta, te ministrave, deputeteve, zyrtareve te pushtetit qendror dhe atyre te pushtetit lokal.

KOMENTE