Një çift janë akuzuar për prishje të qetësisë publike, sepse kanë bërë shumë zhurmë gjatë seksit.
Ndaj Jessica Angel dhe Colin MacKenzie ishte lëshuar një urdhër ku u kërkohej që ata të parandalonin "ulëritjen", dhe sharjet me zë të lartë, pasi policia ishte thirrur në banesën e tyre 20 herë në vetëm katër muaj.
Megjithatë, pas ankesave të tjera nga fqinjët, çifti u akuzua sipas Aktit të Mbrojtjes së Mjedisit. Ata përballen me një gjobë rreth 4000 euro nëse shpallen fajtor.
Z. MacKenzie, 45, nga Sturt, South Australia, tha: "Si mund të jetoni në një vend ku ju nuk mund të keni marrëdhënie seksuale? Kjo është qesharake. Gjithsesi, kjo është e dashura ime Jessie. Seksi shkon katër deri në shtatë orë, pesë netë në javë. Unë ndoshta do të vdes nga një atak në zemër - ajo është gati të më vrasë mua ".
Por një fqinj u shpreh: " Ishte e turpshme një natë kur zonja ulëriste dhe donte me patjetër seks, nga i dashuri i saj, dhe ulëritjet e saj nuk pushonin edhe më pas".
Tani ata do të presin gjykimin nga policia.