Imazhe të pabesueshme tregojnë se si sorkadhja i ka shpëtuar nofullave dhe dhëmbëve të mprehta të një luaneshe.
Ajo duket se ka kërcyer me gjithë fuqinë e saj duke i shpëtuar gojës së luaneshës që dukej se e kishte kapur prenë e saj.
Këto imazhe janë kapur nga fotografi tepër i talentuar Jayesh Mehta në Botswana.
Luanesha nuk mund të linte gjahun e saj, pasi ajo ka fuqinë që të mposhtë dhe një buall apo antilopë, por fotografi më vonë e kuptoi përmes kamerës së tij që luanesha njërin sy, të majtin e kishte të verbër.
Luani është një nga kafshët më të rrezikshme të Afrikës, së bashku me krijesat e tjera si krokodilat, hipppotamët dhe peshkaqenët.
Femra bën shumicën e gjuetisë, ndërsa mashkulli patrullon territorin dhe mbron femrën me krenari.