English

Kroaci. Arrestohet shqiptari me 21 kg hashash

Një i ri 26 vjeçar shqiptar, identiteti nuk jepet, është arrestuar nga policia kroate pasi në makinën e tij “Mercedes” janë gjetur 21 kg hashash.

Shqiptari është kapur në pikën e kalimit kufitar “Karasoviç” midis Malit të Zi dhe Kroacisë.

Droga u gjet në pjesët e dyerve të përparme të makinës dhe ishte paketuar në disa pako të vogla ndërsa vlera e lëndës narkotike në tregun e zi kroat arrinte deri në 2 milion euro, thonë burime sipas policisë kroate.

KOMENTE