English

Ndërtohet skulptura e një gruaje me vlerë 3.6 milion euro

Mozaiku apo skulpturë mund ta quajmë prej 396.24 metër katrorë dhe që peshon 1.5 milion ton, i një gruaje ka ngallur polemika midis njerëzve dhe kritikëve të veprave të artit.

Ajo është ndërtuar në Blagdon Estate, pranë Cramlington, e gjitha prej skorje, baltë xeherori dhe bar nga kodrinat.

Vepra e artit është projektuar dhe ndërtuar nga Kompania e Bankave të Minierave, nga Viscount Matthew Ridley dhe arkitekti i oborreve, Charles Jencks dhe që ka kushtuar 3.6 milion euro.

Por disa kritikë janë shprehur kundër pasi mendohet si ofendim i grave, pasi "nuk mund të ecet" mbi trupin e një femre, por në të vërtetë krijuesi i saj ka thënë se nuk ka të bëjë fare me seskin apo gjë tjetër.

"Disa njerëz mendojnë se është e gabuar që të ketë një figurë femërore, dhe të tjerët mendojnë se ajo është një lloj simboli pagan, edhe pse Nëna Tokë është pjesë e kulturave në të gjithë botën."
Por shpresohet se skulptura e financuar privatisht do të fitojë më shumë se 1.3 milion euro për ekonominë lokale çdo vit, dhe çdo vit do të tërheqë 200 000 vizitotë të rinj."

Northumberlandia, quhet skulptuar ashtu si emri i fshatit ku është ndërtuar që tani e tutje do të njihet pse jo në gjithë botën.

Zona do të hapet në 3 shtator për ta vizituar.

KOMENTE