English

Sektori energjetik. Haxhinasto takon përfaqësuesit e BERZH

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Edmond Haxhinasto, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku u diskutua veçanërisht për zhvillimet në sektorin energjetik.

Ministri i METE, vlerësoi mbështetjen e BERZH-it për këtë sektor jetik për Shqipërinë, duke falënderuar për asistencën teknike në rritjen e kapaciteteve si dhe për financimet direkte në zhvillimin e infrastrukturës energjitike në vendin tonë.

Gjatë takimit palët u përqëndruan tek projektet aktuale që janë mundësuar në Shqipëri në sektorin elektroenergjetik. Por interes kanë paraqitur edhe projektet e së ardhmes, si rritja e sigurisë së digave, rritja e investimeve në përdorimin e energjive të rinovueshme dhe pjesëmarrjen e BERZH, apo institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare, për mbështetjen e investitorëve privatë në realizimin e projekteve për ndërtimin e hidrocentraleve të dhëna me koncesion.

Palet ranë dakord të rrisin bashkëpunimin e tyre në asistencën teknike në sektorin energjetik si dhe në financimin e mëtejshëm të projekteve të rëndësishme me investitorë privat në këtë sektor.

KOMENTE