English

Mehmet Keqaj arrestohet nga policia e Tepelenës për zjarrvënie

Mehmet Keqaj, lindur dhe banues në fshatin Koshtan të komunës Qesarat, Tepelenë,
është arrestuar nga policia e rrethit pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

62-vjeçari më datën 28.08.2012, rreth orës 17.30 , në vendin e quajtur "Mbrete e shkurtër", në afërsi të fshatit Kamçisht të komunës Qesorat të rrethit Tepelenë, i ka vënë zjarrin kullotës, me qëllim rigjenerimin e saj.

Por era e fortë ka bërë që zjarri të përfshijë dhe parcela të tjera të mbjella me ullinj dy tre -vjeçarë , dhe pemë të tjera frutore ,ku janë djegur rreth 950 rrënjë ullinj, 340 rrënjë fidanë Qershi dhe 320 rrënjë fidanë bajame, pronë e banorëve të fshatit Kamçisht.
Por banorët e zonës kanë mundur të shpëtojnë parcelat e tjera ku zjarri ishte drejtuar, pasi zjarrfikëset nuk mund të hyjnë për shkak të terrenit të vështirë.

KOMENTE